TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mijëra persona kanë protestuar në më shumë se 30 qytete të Gjermanisë, në kuadër të lëvizjes “Gen Z regelt”, e cila synon të mobilizojë të rinjtë për çështje që lidhen me kostot e jetesës, investimet në arsim, mbrojtjen e klimës dhe kundërshtimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Sipas agjencisë së lajmeve LaPresse, në protestën e zhvilluar në Lajpcig morën pjesë rreth 2 mijë persona, ndërsa në Dresden u regjistruan disa qindra pjesëmarrës.
Demonstrata u organizuan gjithashtu në qytete të tjera të mëdha, përfshirë Berlinin, Frankfurtin, Hamburgun, Maincin dhe Këlnin, duke u shtrirë në më shumë se 30 qytete në të gjithë vendin.
Në kryeqytetin Berlin, qindra protestues u mblodhën përpara Portës së Brandenburgut, ku shprehën kërkesat e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve.
Për mbarëvajtjen e tubimit, policia kishte përgatitur një plan të përforcuar sigurie, duke angazhuar rreth 1 500 efektivë shtesë. Masat u morën edhe për shkak të përkuarjes së protestave me festimet e natës së Halloween-it.
Lëvizja “Gen Z regelt” synon të rrisë vëmendjen ndaj kërkesave të brezit të ri për përmirësimin e kushteve ekonomike, përmes masave ndaj kostos së jetesës, shtimin e investimeve në arsim dhe mbrojtjen e klimës.
Një tjetër kërkesë kryesore e protestuesve është kundërshtimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, çështje që ka nxitur debat mes të rinjve dhe institucioneve në Gjermani.
BREAKING: Riots have now broken out in Hamburg. Far-left extremists carrying Palestinian flags are building barricades and setting fires. https://t.co/FsNp8m2Lu0
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 31, 2026