AKTUALITET, 17 Dhjetor 2019, 14:37

S’iu bindën policisë për kontroll, arrestohen tre ‘gangsterët’ në Fier

S’iu bindën policisë për kontroll, arrestohen tre

Tre persona janë arrestuar pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë në qytetin e Fierit. Me një njoftim të shpërndarë për mediat, policia bën me dije se këta persona nuk i janë bindur urdhrit për kontroll.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

K.T., 24 vjeç, banues në Kafaraj.

Xh.T., 25 vjeç, banues në Kafaraj.

E.Xh., 25 vjeç, banues në Frakull.

Arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e kontrollit të ngritur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e F.N.Sh-së Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.