AKTUALITET, 17 Dhjetor 2019, 14:22

“Paketa anti-shpifje i mbyll gojën mediave online”, PD thirrje Ramës: Mos na nxi më shumë imazhin ndërkombëtar!

“Paketa anti-shpifje i mbyll gojën mediave online”, PD thirrje


Partia Demokratike i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të kthejë paketën anti-shpifje, si shansi i fundit për të mos nxirë më shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi theksoi se paketa anti-shpifje ka si qëllim heshtjen e mediave online për të mos publikuar aferat korruptive të Edi Ramës dhe familjes së tij.

“Këto janë orët e fundit që Edi Rama ka një shans për të mos nxirë edhe më shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, si vendi ku media detyrohet me ligj të mbyllë gojën.

Paketa e censurës ka si qëllim heshtjen e mediave online për të mos publikuar aferat korruptive të Edi Ramës, të ministrave, oligarkëve me të cilët pasurohet dhe të familjes së tij, që kontrollon cdo interes ekonomik në Shqipëri”, u shpreh Vokshi ndër të tjera.