TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë sot në orën 10:00 një takim me ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman.
Mësohet se në tryezë do të jenë të pranishëm edhe aleatët e opozitës.
Ndërkohë, ky takim vjen një orë para mbledhjes së Këshillit Politik, ku do të diskutohet për hapjen e listave dhe ndikimin e amendamenteve kushtetuese tek koalicionet parazgjedhore.
Ditën e djeshme PS konfirmoi pjesëmarrjen në këtë mbledhje.
Po kështu të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Sakaq dje ambasadorja amerikane Yuri Kim bashkë me Luigi Sorecën zhvilluan një takim me kryeministrine Edi Rama, ku në fokus ishte Reforma Zgjedhore.