AKTUALITET, 22 Qershor 2018, 15:46

Pak minuta shi përmbytin Tiranën, bllokohet qarkullimi në kryeqytet

Tirana sot është përballur me një mot të pazakontë, pasi për më shumë 30 minuta u përfshi nga reshje të forta shiu dhe breshëri.

Reshjet e dendura në një hark kohor shumë të shkurtër sollën dhe shumë probleme, pasi shumë rrugë u përmbytën.

Po ashtu nga shiu u bllokua për disa minuta dhe qarkullimi.