AKTUALITET, 22 Qershor 2018, 14:37

SKANDAL/ RTSH ndërpret transmetimin e ndeshjes Brazil - Costa Rica, shkak shiu...

SKANDAL/ RTSH ndërpret transmetimin e ndeshjes Brazil - Costa Rica, shkak

Radio Televizioni Shqiptar, që ka ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit, ka ndërprerë disa herë transmetimin e ndeshjes Brazil - Kosta Rica. Transmetimi është ndërprerë herën e parë dhe komentatori ka thënë se shkak është moti i keq. Por, transmetimi u ndërpre sërish duke nervozuar shumë shikues të cilët e kanë humbur thuajse të gjithë pjesën e parë të kësaj ndeshje. Në vend të ndeshjes RTSH po transmeton publicitet.

E njëjta gjë ndodhi edhe një javë më parë, kur RTSH ndërpreu për 5 minuta transmetimin e ndeshjes Egjipt - Uruguay. Shkak sipas komentatorit të ndeshjes ishte moti i keq.

Nuk është serioze që një televizion që siguron ekskluzivitetin e një aktiviteti të tillë, të ndërpresë transmetimin për shkak të shiut...

/TPZ.AL/