TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kathimerini ka dhënë detaje mbi marrëveshjen që duket se është drejt mbylljes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Burime diplomatike greke mohojnë kategorikisht referimin e pretendimeve të çamëve në marrëveshje, shkruan Kathimerini. Në marrëveshje është çështja e detit, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe ndryshimi i teksteve në librat shkollorë.
Në anën tjetër marrëveshja përfshin eleminimin e disa burokracive për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, njohja e patentave shqiptare përtej kufijve dhe siç dihet plotësimi i pretendimeve greke për varrezat e ushtarëve në jug të vendit tonë.
Gazeta përmend takimin e dështuar mes Ramës dhe Tsipras në Korçë, duke u shprehur se kjo nuk ndodhi për shkak “të një qëndrimi jo serioz të Z. Rama, i cili u përball me kundërshtimin e opozitës dhe Presidentit, Ilir Meta, i cili kërkon që marrëveshja për detin të jetë në përputhje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila anulloi marrëveshjen e 2009. Ky qëndrim i Metës, e bën marrëveshjen shumë të vështirë.”