AKTUALITET, 22 Qershor 2018, 13:46

Video/ Rama pritet me protesta në Sarandë, protestuesit e qëllojnë me midhje

Video/ Rama pritet me protesta në Sarandë, protestuesit e

Kryeministri Edi Rama, prej kohësh ka nisur turin e llogaridhënies në të gjithë Shqipërinë. Kjo është shoqëruar kudo me protesta nga FRPD dhe LRI, dhe një situatë e tillë ka ndodhur edhe në Sarandë.

Mësohet se protestuesit nga PD dhe FRPD-ja e Sarandës dhe Delvinës e kanë pritur kryeministrin tek ura e Gajdarit. Ata mbanin pankarta dhe thërrisnin kundër qeverisë ndërsa raportohet të kenë qëlluar në drejtim të tij edhe me midhje.