TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sinjali i komisioneve parlamentare do t’u shpërndahet mediave me regji qëndrore. Në Kryesinë e Kuvendit po montohen pajisjet për transmetimin e pamjeve me regji të kontrolluar nga kuvendi, e cila do t’u vihet në dispozicion televizioneve, njësoj siç ndodh në seancat parlamentare.
Siç shihet në foto, kuvendi tashmë ka gati ekranet nga ku do të shpërndahet sinjali për komisionet parlamentare.
Mbetet e paqartë se si do të ndryshojë aksesi i gazetarëve dhe kameramanwve pas vendimit për të shpërndarë vetëm një sinjal në Komisionet Parlamentare. Pak ditë më parë, në komisione pati një përplasje të fortë mes deputetëve të opozitës dhe gardës, për shkak të pranisë së kryebashkiakut Veliaj në komision.
Gjatë viteve, kanë qenë të shumta incidentet dhe përplasjet mes deputetëve që janë fillmuar dhe raportuar në media. Mjafton të kujtohen sherret e Armando Prengës, deputetit të Partisë Socialiste që u filmua ndërsa hoqi rripin për të rrahur deputetët e opozitës nw korridoret e Kryesisë së Kuvendit.
Vendimi për të transmetuar me regji qëndrore komisionet parlamentare, duket njw zgjatim i traditës së Partisë Socialiste, që nisi me shpërndarjen e kasetave për takimet e fushatës zgjedhore, vazhdoi me përjashtimin e gazetarëve nga mbledhjet e qeverisë dhe më tej me shpërndarjen e vetëm një sinjali të kontrolluar nga qeveria për të gjitha aktivitetet./Lapsi.al