BALLKAN, 14 August 2026, 13:57

'Pak është plumbi'/ Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje”

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Beki Sylejmanin, të dyshuarin për kanosjen e ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

I dyshuari kishte shkruar në Facebook: “Mas more se ajo qe e shet venin pak esht plumbi per te rnoft Albini me popullin”, kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj ish-presidentes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari i rasti është arrestuar sot dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë/ 15.06.2026-14:00. Me 14.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti përmes rrjetit social kishte kanosur ankuesen femër kosovare.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.