TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë një konferencë për media në hollin e Kuvendit, pasi pranë saj u shfaqën deputetë të PDK-së dhe AAK-së, të cilët kërkuan vazhdimin e seancës konstituive.
Haxhiu tha se prania e deputetëve po ia pamundësonte mbajtjen e konferencës dhe iu drejtua deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
“Ah, paska planifiku PDK-ja me mbajtë konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”, tha Haxhiu.
Ndërkohë, më herët deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mbajtur një fjalim brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar situatën aktuale institucionale dhe mbylljen e dyerve të sallës për deputetët e zgjedhur.
Në prani të deputetëve të partive të ndryshme politike, Çitaku tha se deputetët e zgjedhur nuk kanë mundur të kenë qasje në sallën ku zhvillohet puna e Kuvendit.
“Unë jam deputete e zgjedhur, këta të gjithë janë deputetë të zgjedhur dhe këto dyer janë të mbyllura për ne”, deklaroi Çitaku.
Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e cila ndodhej në sallë, reagoi menjëherë duke thënë: “Jo, jo, e hapur ësht♪7"!
Ndersa kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka bërë të ditur se seanca mund të thirret në momentin kur të kenë pajtim midis subjketeve politike për formimin e të gjitha instituiconeve të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale Dehari shprehet se nëse ka sinjale për formimin e institucioneve ai e sheh të arsyeshme që të mbahet seanca.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës iu drejtua dje me një kërkesë zyrtare Avni Deharit, në cilësinë e tij si kryesues i seancës konstituive të Kuvendit për shkak të moshës, ku kërkonin që sot, të thërriste vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, u shty dy herë, me kërkesë të kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.
Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë e tjera lidhur për arritjen e një marrëveshjeje të gjerë politike, që përfshin edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Pikërisht mungesa e konsensusit mbi presidentin çoi Kosovën në zgjedhjet e parakohshme