TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës
Sipas tyre, Kurti jashtëligjshëm po e ushtron detyrën e kryeministrit në detyrë të vendit pas betimit si deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, shkruhet në postimin e PDK-së.
Ndërkohë një ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës hoqi dorë nga çdo kërkesë për postin e Presidentit, pjesëmarrjen në qeveri dhe drejtimin e Kuvendit, duke ia lënë Lëvizjes Vetëvendosje përgjegjësinë për krijimin e institucioneve. Vendimi u bë publik nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.
Kosova mbetet pa Kuvend të konstituuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht. Lidhur me këtë afat, 14 organizata joqeveritare iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën.
Seanca konstituive ishte caktuar të niste më 6 gusht. Megjithatë, procesi u ndërpre pasi Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për diskutime me partitë politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Kurti argumentoi se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të tjera të parakohshme.