BALLKAN, 12 August 2026, 10:33

Detaje/ Aksidentohet me biçikletë Mitsotakis dhe përfundon në spital, si paraqitet gjendja e tij

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, është përfshirë ditën e djeshme në një aksident me biçikletë dhe ka përfunduar në spitalin e Hanias për kontrolle mjekësore. 

Mediat greke raportojnë se Mitsotakis po lëvizte me biçikletë kur rrota e përparme rrëshqiti, duke bërë që ai të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej. Menjëherë më pas, kryeministri është dërguar në urgjencën e Spitalit të Hanias, ku mjekët i dhanë ndihmën e parë.

Sipas raportimeve të mediave greke, Mitsotakis mori një dëmtim të lehtë në dorë, ndërsa pësoi edhe disa gërvishtje dhe djegie të lehta në trup, të shkaktuara nga fërkimi me sipërfaqen gjatë rënies.

Gjendja e tij nuk konsiderohet shqetësuese dhe pas marrjes së trajtimit fillestar, kryeministri është liruar nga spitali.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, Mitsotakis foli gjithashtu me disa qytetarë dhe anëtarë të stafit, përpara se të largohej nga ambientet e spitalit.