BALLKAN, 12 August 2026, 16:29

Varrezat masive në Zubin Potok, gjenden mbetjet e 15 viktimave, dyshohet se u përkasin intelektualëve të Mitrovicës

Varrezat masive në Zubin Potok, gjenden mbetjet e 15 viktimave, dyshohet se

Për 14 ditë ekipet e mjekësisë ligjore dhe ekspertët po kryejnë gërmime në disa lokacione në Zubin Potok në lokacionet e identifikuara si varreza masive.

Rreth 17 kilometra larg qytetit të Zubin Potokut, në një zonë malore po vazhdojnë gërmimet nën dyshimet për varrezë masive në Kalludër të Vogël.

Gërmimet kanë konfirmuar gjetjen e mbetjeve mortore në këtë lokacion, që nuk është i vetmi. Brenda pak ditëve, autoritetet në Kosovë identifikuan një lokacion tjetër në fshatin Jabukë e së fundmi edhe një lokacion në afërsi të Kalludrës së Vogël.

Autoritetet ende nuk kanë identifikuar viktimat, por dyshohet se u përkasin grupit të 23 intelektualëve të Mitrovicës të zhdukur në vitin 1999.