TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, e cila dënoi për shpifje këshilltarin e PD në Bashki Akil Kraja, vjen reagimi nga kryeopozitari Lulzim Basha. Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Basha sulmoi Ramën, ndërsa tha se askush nuk do të na e mbyllë dot gojën opozitës.
Sipas verdiktit të gjykatës, Kraja, i cili ka akuzuar Veliajn për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë dhe negociatave jo transparente për privatizimin e UKT-së, detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, tha Basha.
