LIFESTYLE, 8 Mars 2018, 11:04

Batuta e Trump për t’i bërë qejfin vetes, është ajo që duhet të bëni çdo ditë

Batuta e Trump për t’i bërë qejfin vetes, është

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump zgjodhi rrjetin social Twitter për të komentuar mbi mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscars 2018”.

Pas transmetimit të edicionit të 90-të të Akademisë, të dielën, më 4 mars, Los Angeles Times njoftoi se shikueshmëria ka rënë në një nivel të ulët dhe presidenti 71-vjeçar nuk mund të rezistojë pa komentuar mbi këtë çështje.

“Oscar-i më i dobët, i vlerësuar në historikun e Akademisë”, shkroi Trump. “Problemi është, se ne nuk kemi më yje – përveç presidentit tuaj (thjesht shaka, natyrisht)!”

Manjati i pasurive të paluajtshme shpesh përdor mediat sociale që të ndajë mendimet e tij – si për ngjarjet botërore, ashtu edhe për të famshmit e Hollivusit – kështu që kjo nuk vjen si befasi për ndjekësit e tij.

Menjëherë ka reaguar moderatori i Oscar, Jimmy Kimmel, i cili ka shkruar:

“Faleminderit, Presidenti më pak i vlerësuar në histori”.

[gallery ids="78330,78328"]