LIFESTYLE, 8 Mars 2018, 11:24

Gazetarja shqiptare befason me deklaratën e saj: Nuk lihet burri se të tradhtoi

Gazetarja shqiptare befason me deklaratën e saj: Nuk lihet burri se të

Tradhtia është një ndër temat më të diskutuara të kohëve të sotme. Shumica e personave deklarojnë se nuk do ta falnin më mënyrë kategorike një tradhti të partnerit të tyre.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show Magazine”, ishte e ftuar gazetarja Erjona Rusi që i befasoi të gjithë me deklaratën e saj.

Ajo u shpreh se nuk e ka problem nëse bashkëshorti i saj sheh një femër të bukur, apo se bisedon me të pasi nuk lihet burri për një tradhti.

“Sinqerisht nuk e them për klishe, të hutohet dhe të kënaqet me sy. Madje edhe më shumë po të dojë”, tha Erjona  duke i habitur të gjithë.

Alban Dudushi i gjendur i befasuar nga kjo deklaratë e gazetares së njohur e pyeti se çfarë nënkupton ajo me më shumë.

“Me më shumë e kisha fjalën që të rrijë me të, të bisedojë. Nuk thashë që të shkojë në krevat me të. Po nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin për në krevat, hallall ja bëftë Zoti”, u përgjigj Erjona.

Sipas saj nuk u bë qameti se të tradhtoi partneri.

“Unë kam shumë besim tek vetja ime, por nëse do të ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do bëhej qameti, ta garantoj. Unë mendoj që nuk lihet burri as gruaja për një tradhti”, përfundoi Erjona.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155279375406269/?t=13