TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hendeku mes super të pasurve dhe atyre që mbijetojnë po thellohet në mënyrë të frikshme nëpër botë/ Janë më shumë se 2.000 miliarderët që renditen në listën e më të pasurve në botë sipas të dhënave të fundit që publikon revista Forbes. Vlera totale e pasurisë së “një grushti njerëzish” krahasuar me numrin total të popullsisë në glob arrin shifrën tronditëse prej 9.1 trilion USD, duke u rritur me 18% nga viti i kaluar.
Është karakteristike se 20 njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri me vlerë 1. 2 trilionë dollarë, një shumë ekuivalente me GDP-në vjetore të një shteti të madh si Meksika.
Njeriu më i pasur në botë këtë vit konfirmohet, Jeff Bezos. Aksionet e Amazon u rrit me 59% në 12 muajt e fundit ose me 39.2 miliardë dollarë. Bezos ka kaluar lehtësisht Bill Gates, i cili është në vendin e dytë. Pasuria e bashkë-themeluesit të Microsoft llogaritet në 90 miliardë dollarë.
Në vendin e tretë renditet biznesmeni Warren Buffet, CEO i Berkshire Hathaëay, me një pasuri prej 84 miliardë dollarë.
Francezi Bernard Arnault i mallrave të luksit LVMH, kishte vitin e dytë më të mirë pas Bezos. Ai është europiani më i pasur që nga viti 2012 dhe i katërti më i pasur në botë me një pasuri prej deri në 72 miliardë $.
I pesti dhe i gjashti janë të Mark Zuckerberg i (Facebook) dhe Amancio Ortega i kompanisë (Zara) me 71 dhe 70 miliardë $ respektivisht. Ma Huateng është njeriu më i pasur në Azi, dhe renditet i 17-ti në botë, në sajë të kompanisë ËeChat Tencent, i cili është një aplikim i mesazheve sociale me pothuajse 1 miliardë përdorues aktiv.
Presidenti amerikan Donald Trump renditet në vendin 766 nga i 544 që ishte vitin e kaluar me pasurinë e tij që vlerësohet në 3.1 miliardë USD, 400 milionë më pak se një vit më parë kur filloi mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë.