AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 09:26

FOTO/ Si asnjëherë më parë, shihni si është veshur Rama në votime


Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, kanë votuar në Surrel.

Në momentin që Rama ka shkuar për të votuar, ka patur masa të forta sigurie nga Garda dhe policia.

Rama ka votuar në qendrën e votimit 60/66. Binte në sy veshja e kryeministrit Rama, i cili mbante poture. Me këmishë, xhaketë dhe poture, Rama ka marrë vëmendjen e të pranishmëve.

“Sot është shumë herë më rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’ju jap të gjithëve, se sa vota për njërin apo tjetrin që është e fshehtë.

Kjo ditë konfirmon se me popullin nuk luhet. Kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin, nuk ka asnjë fund tjetër veçse me dështim dhe me turp.

Sot është e rëndësishme që çdo qytetarë të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar", – u shpreh Rama.

Gazetarët i kanë bërë vazhdimisht pyetje Ramës, por ai u është përgjigjur vetëm duke u thënë “Mund të ma hapni rrugën”.

Rama ka votuar në shkollë “Ymer Lala”, një emër thuajse i njëjtë me Imer Lalën në Dibër, të akuzuar për vjedhje votash.