TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një ceremoni zyrtare, ambasadorja e BE-në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ai i SHBA-ve, Donald Lu, të cilëve u mbaron mandati dhe së shpejti do të largohen nga Shqipëria, sonte do të ndahen me njerëzit me të cilët kanë bashkëpunuar në këto vite me misionin e ngarkuar në vendin tonë. Por, burime të Lapsi.al bëjnë me dije se opozita ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në ceremoni.
Në ceremoni ishin ftuar grupet parlamentare të partive politike, përfaqëseus të qeverisë, njerëz nga arti, media dhe shoqëria civile.
Dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar Donald Lu, ndërsa në vend të Vlahutin, BE dërgon në Shqipëri Luigi Sorecan.