AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 16:49

Operacioni “Los Blancos”/Dy prej të arrestuarve në Athinë janë shqiptarë. Çfarë thotë policia greke

Operacioni “Los Blancos”/Dy prej të arrestuarve në

Policia greke konfirmon se dy personat e arrestuar në Athinë në kuadër të operacionit të koduar “Los Blancos” janë shtetas shqiptarë.

Emrat e shqiptarëve nuk bëhen të ditur, por policia njofton se për njërin prej tyre ka urdhër arrest nga Italia për trafik ndërkombëtar droge.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia sekuestroi një armë gjahu, 3500 euro, 2 peshore elektronike, 1 dedektor, 1 palë dylbi, doza me droge dhe dy celulare.

Operacioni policor u shtri në 10 vende dhe ishte koordinuar nga Europol dhe Eurojust, për të shpërbërë një organizatë kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë.

Shqiptaret e arrestuar jashte vendit

Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.