AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 15:53

Aksident në Elbasan, makina përplas fëmijën 10-vjeç te kryqëzimi i Cërrikut

Aksident në Elbasan, makina përplas fëmijën 10-vjeç

Një fëmijë 10-vjeç është aksidentuar mesditën e sotme në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Cërrikut. Fëmija i plagosur është dërguar në spitalin kirurgjik, ku po merr ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i makinës që përplasi fëmijën është shoqëruar nga policia.