AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 16:03

Operacioni i RENEA-s në Divjakë/ Deklarata e frikshme e Artan Hoxhës

Operacioni i RENEA-s në Divjakë/ Deklarata e frikshme e Artan

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Report Tv ka komentuar aksionin e sotëm të forcave RENEA në Divjakë, për kapjen e dy shumë të kërkuarve.

Sipas gazetari Hoxha, në këtë zonë operon një grup kriminal shumë i rrezikshëm, i cili ka lidhje të vazhdueshme me drejtuesit e policisë lokale.

Sipas gazetarit Hoxha, është kjo arsyeja pse dështojnë operacionet e policisë për kapjen e tyre, pasi këta persona janë vazhdimisht të informuar në lidhje me lëvizjet e policisë.

Në operacionin e RENEA-s maksimumi kanë qenë 40 veta, pasi është bërë edhe një operacion në Babicë në Vlorë, ka edhe një grup të gatshëm. RENEA ka 80 veta trupë operacionale. Informacioni është dhënë pasditen e djeshme, që ka dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe që kanë korruptuar sistemin gjyqësor. Ka pasur vazhdimisht lidhje me drejtuesit e korruptuar të policisë. Sidomos gjatë kohës së kanalizimit dhe prandaj kanë informacion dhe policia dështon. Kjo do të thotë që kanë një rrjet shumë të fuqishëm brenda radhëve të policisë. Operacioni para këtij, është dhënë me saktësi baza ku ndodheshin, por është kapur një person tjetër, Julian Sula. Por operacioni ishte për Haxhiun dhe Bilbilin, edhe në rastin konkret ka ndodhur kjo gjë. Koha, deri n ë21:30 dje ata kanë qenë në zonë, kur kanë ikur, sa orë para operacionit apo aty mbetet të verifikohet. “-tha gazetari Hoxha./ CNA.al