TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje të reja lidhur me konfliktin e ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen 14, në zonën e Shkozetit.
Sipas policisë, pas një konflikti në familje, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, A. L., 38 vjeçe. Gruaja ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, ndërsa gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari.
Të dy bashkëshortët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas "bluve", ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë).
Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L. Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën".
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.