AKTUALITET, 13 August 2026, 20:22

Lushnjë/ Aksidenti tragjik, makina del nga rruga dhe bie në kanal, humbin jetën dy gra 50-vjeçare

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Delisufaj të Lushnjës mbrëmjen e sotme (13 gusht), ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit raportohet se tragjikisht kanë humbur jetën dy gra, të cilat ndodheshin në automjet.

Viktimat janë identifikuar si Mirela Hasko dhe Florije Xhepa, rreth 50 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.