AKTUALITET, 14 Dhjetor 2020, 13:00

Operacioni anti-drogë në Vlorë, Policia jep detaje: U arrestuan 27 persona

Operacioni anti-drogë në Vlorë, Policia jep detaje: U arrestuan

Policia e Vlorës dha detaje për operacionin e koduar “Hapësira”, finalizuar sot pas një hetimi gjashtë mujor, nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Operacioni i shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë kishte synim kapjen dhe ndalimin e 41 personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i pesë masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i pesë masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim katër persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

M. B., 56 vjeç, banues në Vlorë;

A. J., 60 vjeç, banues në Vlorë;

Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë;

D. T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë;

I. H., 63 vjeç, banues në Vlorë;

M. M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;

B. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;

E. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;

S. L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

B. R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

H. Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

A. D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër;

M. D., 29 vjeç banues në Fier.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

G. K., 69 vjeç, banues në Vlorë;

P. Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;

B. D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

E. M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

D. GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

K. GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

O. Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;

P. M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

G. N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

E. GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;

A. GJ., 44 vjeç banues në Vlorë;

K. Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;

R. H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

H. B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;

R. D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër;

M. R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër;

P. C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë.

I. GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit:

S. F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë;

H. Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht;

V. L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;

Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;

A. B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit:

A. GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

A. J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë;

L. GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë;

M. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në 41 banesa.

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.