AKTUALITET, 14 Dhjetor 2020, 09:51

Ish-kreu i UÇK-së, Salih Mustafa sot sërish para Hagës

Ish-kreu i UÇK-së, Salih Mustafa sot sërish para Hagës

Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Data për mbajtjen e konferencës së tretë statutore është caktuar për 14 dhjetor, në orën 15:00.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk kishte nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me krime lufte në Kosovë.

Ish-eprori i UÇK-së më 28 tetor është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.