AKTUALITET, 25 September 2026, 10:57

"Arrest shtëpie"/ Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj

Gjykata e Durrësit ndryshon masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së filialit të Postës Durrës.

Masa e sigurisë “arrest në burg”, Elisabeta Mataj kalon në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në këtë ndryshim mase sipas burimeve nga grupi hetimor kanë ndikuar dhe provat e reja gjatë hetimit, mes tyre dhe një akt ekspertize për falsifikim firme dhe dëshmi, që po e çojnë hetimin në një tjetër rrjedhë.

 Për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës prokuroria e Durrësit ka akuzuar edhe ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren e filialit.