TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka nisur një aksion blic antidrogë në lumin e Vlorës dhe qytetin bregdetar.
28 persona janë arrestuar deri tani me akuzat për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndërsa për dhjetë persona të tjerë është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ndaj pesë të tjerëve, “detyrim paraqitje”.
Dyshohet se rrjeti i trafikantëve ka qenë në mbikqyrje prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme me lende narkotike kanabis.
Sakaq, operacioni eshte ende në vijim për kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjejë elementë që ndihmojnë hetimin.
Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet.