AKTUALITET, 14 Dhjetor 2020, 12:36

Dy vjetori i Ushtrisë së Kosovës, Hoti: FSK-ja në NATO është synimi ynë

Dy vjetori i Ushtrisë së Kosovës, Hoti: FSK-ja në NATO

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka uruar qytetarët në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Hoti shkruan se FSK-ja në NATO është edhe synimi i Kosovës, ndërsa falënderon përkushtimin e djemve dhe vajzave të Forcës së Sigurisë së Kosovës për arritjet e vazhdueshme.

Urimi:

Kosovë, Urime 14 Dhjetori – Dita e Ushtrisë!

Dy vjet më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri Ligje, të cilat bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në këtë ditë historike uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa pjesëtarët e FSK-së i përgëzoj për të arriturat e vazhdueshme.

Angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave tona në FSK është për çdo lëvdatë, ndërsa ndihma e miqve tanë në ngritjen e kapaciteteve të tyre ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, për çka u jemi falënderues përherë.

FSK-ja në NATO është synimi ynë. Me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë.