AKTUALITET, 14 Dhjetor 2020, 10:45

Shpërthen Vullkani Etna në Siçili, shkaktoi 17 tërmete

Shpërthen Vullkani Etna në Siçili, shkaktoi 17 tërmete

Vullkani më i madh i Europës, Etna ka shpërthyer ditën e djeshme duke ndezur gjithë Siçilinë.

Nga pamjet e siguruara nga mediat e huaja, duket se nga krateri i Etnas ka dalë llavë dhe hi duke ndezur natën e errët siçiliane në Itali.

Deri më tani nuk raportohet për dëme, por është hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive pas majit.

Pas shpërthimit të djeshëm 17 tërmete janë regjistruar në Siçili si dhe reshje me hi në fshatrat e qytezat përreth Etnas.