TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se, pas një hetimi disamujor dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në Selanik janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve.
Sipas PSRK-së, në mesin e personave të arrestuar ndodhet edhe një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet A.G.
Gjatë operacionit, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 324 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në operacion përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet partnere.
“PSRK dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.