TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blogeri Olti Curri ka folur së fundmi në lidhje me debatin që ka pasur me moderatoren Luana Vjollca. I ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites”, blogeri e përshkroi Luanën si një vajzë garipe por që nuk mund t’i shpallte luftë.
I pyetur nëse i ka rënë ndonjëherë telefoni për të fshirë direkt ndonjë status në rrjetet sociale, Olti nuk është kursyer në përgjigjen e tij.
“Jo hiqe direkt nuk thonë dot avash një cikë, jo kaq kollaj e ke ngatërruar. Po, kam marrë telefonata dhe më vjen të qesh . Ka njerëz që nuk e kanë kuptuar . Telefonata e fundit që kam marrë është e Luana Vjollcës vjet edhe foli e foli, ti provokon luftë tha, po I thashë do bëjmë lufte dhe e mbylla. Vetë fole vetë zgjodhe luftë,”- u shpreh Olti.
Por mesa duket gjithçka është sqaruar me Luanën, pasi vetë Olti tregoi se ka qenë I ftuar në emisionin e saj dhe asnjë gjë nuk është në rrafshin personal.
“Unë më Luanën kam punuar, e vlerësoj për grintën e saj, e vlerësoj që është shumë sportive, garipe siç thuhet edhe kur të merr një garipe, dhe thotë pse shkruajte këtë… Ajo duhet të merrte e të thoshte “ah u shkriva duke qesh, a sa mirë e bëre, e çfarë do bësh ndonjë gjë tjetër ose prit cfarë do bëj unë tani,”– sqaroi Olti Curri.