AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 17:55

FOTO/ Katër vetë të armatosur vjedhin laptopë në një dyqan në Gjilan

Katër persona të armatosur dhe me maska kanë vjedhur laptopë në Gjilan të Kosovës.

Arsim Krasniqi, pronar i dyqanit, ka publikuar në Facebook pamje nga momenti kur të dyshuarit vjedhin disa laptop.

“Pas një vjedhjeje që ka ndodhur në lokalin tonë në Lagjen Bojanina, Rruga Esat Berisha me datë 26.09.2019 ora 01:42, siç shihet në video nga kamerat e sigurisë vetura e tipit Volkswagen Golf 4 karavan me ngjyrë të gjelbër. Nëse dikush mund t’i identifikojë personat në video dhe foto ju lutemi të informoni Policinë e Kosovës. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan Krasniqi në Facebook.