TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka ndaluar aktorin e TV Klan, Olsi Bylykun, në një nga postoblloqet e kryeqytetit ndërsa ky i fundit kishte vendosur të sfidonte urdhrin e Policisë së Shtetit.
Bylyku nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia.
Ndërkohë, rezulton se ai ka hyrë nga Italia më 8 mars në vend, në një kohë që urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese janë të qarta.
Policia e ka shoqëruar aktorin për në banesë duke i kërkuar marrjen e masave dhe vetëizolim pasi mund të rrezikojë veten dhe personat e tjerë në marrjen ose përhapjen e koronavirusit./TemA/