LIFESTYLE, 13 Mars 2020, 13:38

Oriola Marashi s’do t’ja dijë për koronavirus, ‘e zhveshur’ shijon rrezet e diellit në ballkon: Fshati digjet…


Modelja Oriola Marashi nuk resht së provokuari edhe në ditët e vështira që po kalon Shqipëria.

Ajo ka ndarë disa postime në rrjete sociale, ku tregon se po merr disa rreze dielli, ndërsa ka ekspozuar këmbët.

Ndër të tjera, modelja ka vendosur të paraprijë komentetet tipike të shqiptarëve, duke komentuar bashkëngjitur postimeve të saj: “Fshati digjet…Oriola ruhet o budallenj”.

Ndërkohë modelja nuk ka nguruar të ndajë disa postime sensibilizuese në këtë periudhë të vështirë, në të cilën koronaviruesi ka mbërthyer edhe Shqipërinë.