LIFESTYLE, 11 Mars 2020, 23:05

“Zot na ruaj”, Fiori Dardha publikon fotot e kafeneve plot, shqiptarët nuk tunden nga koronavirusi dhe shohin ndeshjen

Edhe pse në Shqipëri koronavirusi tashmë ka marrë një jetë dhe ka prekur 15 persona të tjerë, bashkëqytetarët tanë ende e mbajnë kokën lart nga trimëria dhe janë sulur kafeneve për të parë ndeshjet. Moderatorja Fiori Dardha ka publikuar në foto që siç duket e ka shkrepur nga ballkoni i shtëpisë së saj. Duket mjaft qartë turma e njerëzve të mbledhur, ndërkohë që ndeshjet që po luhen janë Liverpool – Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain – Borussia Dortmund.

“Zot na ruaj, po shohin ndeshjen,”- shkruan Dardha krah fotos.