LIFESTYLE, 12 Mars 2020, 11:19

Tom Hanks e njofton vetë: Jam i infektuar me koronavirus

Tom Hanks e njofton vetë: Jam i infektuar me koronavirus


Koronavirusi nuk kursen askend. Aktori i njohur Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson kane rezultuar të prekur me koronavirus.

Lajmin e bëjnë me dije mediat e huaja, që shkruajnë sot se aktori dhe gruaja e tij kanë qenë në Australi për produksionin e një filmi të Baz Luhrmann, kur morën vesh se ishin pozitive ndaj virusit.

Aktori i njohur dhe gruaja e tij, edhe ajo po ashtu aktore janë ndër të parët e famshëm ndër radhët e aktorëve që janë të prekur tashme nga pandemia botërore.

“Jemi në izolim, do t’ju bëjmë me dije gjithçka”- kanë thënë ata.