TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rezarta Shkurta ka vendosur që në ditën e shënuar të 8 marsit, të kujtojë dhe të ndjerën, Nexhmije Hoxha. Ajo ka postuar disa shënime të lënë në libër nga Nexhmija, të cilat janë një uratë për Rezartën dhe nipin e saj, Ermalin.
Dedikimet
“Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira për punë të mbarë e lumturi në jetë, bashkë me Ermalin tonë. Të dua fort, Nexhmija”- shkruhet në një nga librat që Nexhmije Hoxha i ka dhuruar nuses së nipit të saj.
“Të dashur Ermal e Rezarta, ju le këtë libër, të fundit të jetës sime, për kujtim e me urimet për jetë të lumtur e prosperitet në punë. Ju përqafoj bashkë”,- shkruhet në një libër të dytë dhuruar nga Nexhmije Hoxha.
E veja e diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha ndërroi jetë disa ditë më parë, në moshën 99-vjeçare.