TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të mos dëbojnë qytetarët afganë pas marrjes në kontroll të vendit nga talebanët.
Disa vende europiane – përfshirë Gjermaninë dhe Holandën kanë hapur kufijtë e tyre.
Por një numër vendesh të tjera të BE-së -së janë zotuar se nuk do të pranojnë afganë.
Javën e kaluar Austria i bëri thirrje Komisionit Europian të mos dëbonte azilkërkuesit afganë.
Grandi tha se ishte gjithashtu e rëndësishme që fqinjët e Afganistanit, veçanërisht Irani dhe Pakistani, të mbajnë kufijtë e tyre të hapur duke strehuar afganët që po i largohen sundimit taleban.
Sipas Grandit, mund të jetë i nevojshëm një program zhvendosjeje në planin afatgjatë. Deri më tani rreth 550,000 afganë janë zhvendosur që nga janari.