TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur në qendër të Shëngjinit.
Mjeti tip furgon ka përplasur një fëmijë që po kalonte rrugën.
I vogli rreth 6 vjeç është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë trajtim mjekësor.
Mësohet se gjendja e tij është e rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.