AKTUALITET, 18 Gusht 2021, 11:28

Zjarret në Greqi! Situata kritike në Vilia, Keretea dhe Lavreotiki, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Greqi! Situata kritike në Vilia, Keretea dhe Lavreotiki,

Prej javësh Greqia është nën pushtetin e zjarreve ndërsa më kritike për momentin paraqitet situata në Vilia, Keretea dhe Lavreotiki.

Protothema raporton se në Vilia janë djegur rreth 80 mijë hektarë tokë ndërsa në Levreotiki janë djegur gjashtë mijë hektarë.

Vatra në Vilia është akoma në progres dhe rrezikon edhe banesa në afërsi të zonës ndërsa banorët janë evakuuar.

Edhe në Keretea situata paraqitet mjaft kritike ku po veprojnë gjashtë avionë dhe dy helikopterë për shuarjen e zjarrit prej dy ditësh, ndërsa zjarrëfikëset nuk kanë arritur të depërtojnë në afërsi të vatrës për shkak të infrastrukturës.

Kryebashkiaku i Lavreotiki, Dimitris Loukas, foli për zjarrvënien.

Ai tha se vatra e zjarrit u përhap nga një kosh plehërash ndërsa foli edhe për të moshuarën, e cila ishte raportuar e zhdukur dhe tha se ajo ishte shpëtuar nga zjarrëfikësit dhe është në gjendje të mirë.