AKTUALITET, 18 Gusht 2021, 10:33

Këngëtarja e famshme lë Afganistanin me aeroplan ushtarak, ja mesazhi i saj

Këngëtarja dhe prezantuesja e famshme afgane Aryana Sayeed është një nga mijëra qytetaret e këtij shteti që ka braktisur vendin pasi talebanët morën pushtetin.

Sayeed u arratis me aeroplan ushtarak të martën në mbrëmje. Mësohet se Aryana ka arritur në Stamboll ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës.

“I uroj afganëve jetë pa frikën e kamikazëve dhe shpërthimeve” shkroi ajo në një postim të shkurtër.

Aryana Sayed është shumë e njohur në Afganistan ku drejtonte edhe shfaqjen e njohur “The Voice”.