TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas skemës së re 20,000 afganëve do t’u ofrohet një rrugë apo mundësi për të krijuar shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e ardhshme, raporton BBC.
Në vitin e parë, 5,000 refugjatë do të kenë të drejtë me përparësi siç janë gratë, vajzat dhe pakicat e tjera në nevojë, të cilët janë më të rrezikuar nga talebanët.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel gjithashtu u ka kërkuar vendeve të tjera që të ndihmojnë.
“Jo vetëm që duam të udhëheqim me shembull, por ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm,”- tha ajo.
Megjithatë, partitë opozitare e kanë kritikuar skemën e zgjidhjes me argumentin se nuk është e mjaftueshme.
Plani i ri është në krye të skemës ekzistuese për përkthyesit dhe stafin tjetër që kanë punuar për Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 5,000 afganë dhe anëtarë të familjes pritet të përfitojnë nga kjo politikë.
Parlamenti është tërhequr dhe Kryeministri Boris Johnson do të hapë një debat në Dhomën e Komunave mbi situatën në Afganistan.