AKTUALITET, 18 Gusht 2021, 08:36

Ulen temperaturat! Dita nis me kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit

Ulen temperaturat! Dita nis me kthjellime dhe vranësira, parashikimi i

Kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë republikën e Shqipërisë gjatë paradites.

Sipas MeteoAlb parashikohet që pasditja të jetë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore ndërsa shira të papërfillshëm rrezikohen sërish në skajin verior.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por do të ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.