TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka ironizur punën e OFL-së, duke u shprehur se është bërë për të qarë e për të qeshur.
Në postimin e tij në Facebook, Alibeaj ka akuzuar Ramën se është peng i krimit dhe se me paratë e tyre ka blerë pushtetin.
Sipas tij, "vendit i duhet një kryeministër që nuk është peng i krimit, për t’i dhënë fund spektaklit të dështuar dhe për të luftuar krimin, siç bëmë kur hoqëm vizat me BE".
Postimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:
Kjo puna e OFL-së është bërë për të qarë e për të qeshur.
Shqiptarët kanë mësuar këto 7 vjet se nuk mund të luftohet krimi i organizuar, kur kryeministri ka aleat në qeveri trafikantët ndërkombëtarë të drogës.
Lufta kundër krimit të organizuar është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës, sepse paratë e krimit janë përdorur për të blerë pushtetin e kryeministrit.
Pengmarrja e Edi Ramës nga krimi është një nga arsyet pse sot nuk kemi hapur negociatat me BE.
Vendit i duhet një kryeministër që nuk është peng i krimit, për t’i dhënë fund spektaklit të dështuar dhe për të luftuar krimin, siç bëmë kur hoqëm vizat me BE.