AKTUALITET, 29 Dhjetor 2020, 19:19

Athinë, gjendet trupi i pajetë i një gruaje brenda në valixhe

Athinë, gjendet trupi i pajetë i një gruaje brenda në

Trupi i pajetë është gjetur nga një gjahtar në zonën e Vilia-s në Athinë pak më parë duke vënë në lëvizje policinë greke.

Nga të dhënat paraprake mësohet se trupi, i zhveshur i përket një gruaje. Trupi ishte i dekompozuar dhe dyshohet se gjendej aty për një kohë të gjatë.

Në brendësi të valixhes janë gjetur edhe të brendshmet e saj dhe asgjë tjetër.

Vendi ku është gjetur valixhja i përket një zonë larg qytetit dhe dyshohet se ajo është hedhur aty nga persona ende të paidentifikuar.