TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident masiv është regjistruar në rrugën e ‘Rinasit’, në Tiranë.
Policia njofton se si pasojë e lagështirës pesë makina janë aksidentuar dhe për pasojë janë plagosur dy persona.
Të plagosurit po dërgohen në spital me autoambulancë dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Më datë 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.