TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet e Malit të Zi nuk e kanë lejuar që të futet brenda territorit të shtetit të tyre, Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, bashkë me një delegacion ushtarak, meqenëse këta të fundit mbanin të veshura uniforma të ushtrisë serbe.
Siç shkruan ‘Sputnik’ një gjë e tillë ka ndodhur në rrugën Rovc-Kolashin, ku ministri serb do të vendoste kurora lulesh tek monumenti i ish-ministrit serb të Mbrojtjes, Pavle Bullatoviç, i cili ishte vrarë në vitin 2000.
Vulin gjithashtu kishte planifikuar të merrte pjesë në një liturgji në Manastrin Kostrikovaça.
Siç shkruajnë mediat serbe, autoritete malazeze fillimisht kishin lëshuar leje që delegacioni i Ministrisë së mbrojtjes, mund të hynte brenda Malit të Zi edhe me uniforma, megjithatë mbrëmjen e të hënës i kishin telefonuar ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozovic, për një takim urgjent, duke i thënë se leja për uniforma nuk ishte më e vlefshme.
Kjo ndalesë vjen pas një sërë përplasjesh që kanë tensionuar raportet e Podgoricës zyrtare me Beogradin