AKTUALITET, 11 Shkurt 2020, 11:31

Albin Kurti dhe Edi Rama përplasen për mini Shengenin Ballkanin

Albin Kurti dhe Edi Rama përplasen për mini Shengenin Ballkanin


Mini Shengeni i Ballkanit ka sjellë dhe njëherë përplasje mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Nga konferenca e përbashkët në Tiranë, Kurti tha se duhet që të kemi makro Shengen kombëtar dhe jo mini Shengen Ballkanik.

Nga ana tjetër, Rama u shpreh i qartë se është i bindur në zbatimin e mini Shengenit dhe tha se pa bashkëpunimin rajonal nuk mund të ketë bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë.

Albin Kurti: Ky ishte takimi ynë i parë, kjo është një temë që e diskutuam shumë shkurtimisht, biseduam  më shumë për makroshengenin kombëtar, se sa për minishengenin ballkanik.

Edi Rama: Unë mendoj se nuk mund të ketë markoshengen kombëtar pa u bërë minishengeni ballkanik,sepse këto dy procese ecin paralel pasi jemi dhe pjesë e procesit të Berlinit. Akush nuk na thotë dot që ne po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin, as Serbia.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/129476028328859/